Në Kinë është zbuluar një pyll i madh antik, brenda një grope të thellë afro 200 metra në sipërfaqen e një mali.
Në këtë gropë u gjeten pemë dhe bimë antike, të cilat edhe mund të fshehin disa specie që nuk janë zbuluar kurrë më parë, raporton LiveScience, transmeton arbresh.info
Në Leye të Guangxi Zhuang, gropa u identifikua nga disa zbulues shpellash, ku brenda gropës ata hasën në tri hyrje të shpellave brenda hapësirës me 306 metra lartësi dhe 150 metra gjerësi.
Udhëheqësi i ekspeditës Chen Lixin për revistën Live Science tha: “nuk do të befasohesha nëse brenda shpellës do të zbuloheshin specie që nuk janë parë nga shkencëtarët deri më tani”, dike shtuar se disa pemë që ai i pa brenda shpellës ishin afro 40 metra të gjata.
George Veni, drejtor ekzekutiv i Institutit Kombëtar Kërkimor të Shpellave dhe Karstikeve tha për Live Science, se dallimet dhe ndryshimet në gjeologji, klimë dhe faktorë të tjerë nënkuptojnë se karstet – formacione brenda sipërfaqësore të maleve, që e gërryejnë brendësinë e gurëve malor, e që mund të çojnë deri në formimin e këtyre gropave, e bëjnë Kinën unike në këtë drejtim. / arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...