Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.430 testime për Covid-19 dhe janë regjistruar gjithsej 83 raste të reja të infektimit.
Shkup – 45, Manastir – 8, Berovë – 6, Resnjë – 4, Kumanovë dhe Gostivar nga 3, Prilep, Kërçovë, Shën Nikollë dhe Makedonska Kamenica nga 2, kurse në Tetovë, Kavadar, Ohër, Shtip, Gjevgjeli dhe Dibër nga 1.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, janë regjistruar 13 riinfeksione.
79 pacientë janë shëruar, ndërsa nuk është raportuar për asnjë vdekje në 24 orët e fundit.
Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar vetëm 2 persona të vdekur, një (78 vjeçar) nga Shkupi dhe një (62 vjeçar) nga Strumica, njëri person ka ndërruar jetë në shtëpi kurse tjetri në spital.
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...
“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në ko...
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...