Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga BE-ja dhe sekretariati i Komunitetit të Transportit, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me ecurinë e rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës hekurudhore.
Në konferencë u fol për projektin e parë qe ka të bëjë me ecurinë e rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës hekurudhore, e cila është në fazën e fundit të përfundimit.
Linja e dytë tjetër do të jetë nga Fushë Kosova në Mitrovicë, dhe linja e tretë do të jetë nga Mitrovica në Reshak, shkruan arbresh.info.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosova me anë të linjës hekururodhe do të ndërlidhet me vendet e regjionit, e që sipas tij kjo është mjaftë e rëndësishme për transportin mallrave dhe udhëtareve.
“Pas marrëveshjes që është bërë me republikën e Shqipërisë nga Prishtina për në Durrës, ku pritet që porti i Durrësit të shndërrohet në një port të rëndësishëm të mallrave, pastaj në këtë zonë ku jemi do ta shndërrojmë në një pikë të rëndësishme të mallrave, dhe ti transportojmë në të gjithë rajonin”, tha ai.
Koridinatori i komunitetit të transportit, Mate Zakonshek, tha se Kosova ka hapësirë hekurudhore që 30 deri në 40 trena të qarkullojnë brenda një ore.
Sipas, tij këto punë do të kompletohet për dy tri vjet.
“Prioritet i Bashkimit Evropian është që të modernizohet transporti hekurudhor në Rajon. Në 30-40 vjet e fundit, cilësia e transportit hekurudhor ka shkuar mbrapa. Për momentin ekziston vetëm një linjë e transportit hekurudhor e cila është përmes Serbisë dhe qytetit të Barit në Mal të Zi. Sot do të cekë se njerëzit duhet të vijnë të shohin çfarë po bëjmë për Kosovën. Linja prej Hanit të Elezit deri në Veri, do të ketë kosto 250 milionë euro. Njerëzit e Kosovës duhet ta dinë se po bëjmë gjëra reale. Këto punë do të kompletohet për dy tri vjet. Tani duhet ta dimë se po bëjmë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e ekonomisë. Është modernizimi i Kosovës dhe ne po punojmë”, tha ai./arbresh.info/

Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...