Adobe ka prezantuar versionin 1.4 të aplikacionit Lightroom Mobile për telefonat e mençur me platformë Android. Me versionin e tij të fundit, aplikacioni për rregullimin e fotove tani është plotësisht falas, pra ju nuk keni nevojë më të jeni pjesë e abonuesve në Adobe Creative Cloud për të shkarkuar apo përdorur aplikacionin.
Adobe kishte bërë më parë aplikacionin Lightroom Mobile për iOS falas kur publikoi versionin 2.0 në muajin tetor të këtij viti, transmeton arbresh.info.
Lightroom Mobile së fundmi ishte listuar nga gjiganti kërkimor Google si njëri nga aplikacionet më të mira në Google Play të vitit 2015 derisa shërbimi është i projektuar për të ofruar mjete të fuqishme për editimin e fotove./arbresh.info
Artistja Xhafa-Mripa shfaq instalacionin “Mendoj për Ty” par...
Lirohet personi që u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës
Putin zbut qëndrimet: Jam gati të takohem me këdo, përfshirë...
Përurohet sistimi i filtrimit të ujit të pijes në Klinë
Një prej personaliteteve të larta sportive në Evropë vizitoi...
Shqipëria, vendi i shtatë në botë për çmimin më të lartë të ...