Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjatë kontrollit të territorit duke përdorur edhe dronë kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të kanabisit në territorin e Krujës.
Në vijim të veprimeve është shpallur në kërkim 54-vjeçari me iniciale Q.X. pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 25 bimëve narkotike që janë gjatë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në fshatin Mafsheq, Krujë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë, në sipërfaqe të pyllëzuara, janë gjetur të kultivuara 152 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...