Roma u ndal në një barazim surprizues mbrëmjen e së shtunës në kampionat teksa ndaj Venezias që e kishte prerë biletën për në Serie B, nuk shkoi më shumë se barazim 1-1. Megjithatë, verdhekuqtë e kanë mendjen te finalja e Conference League ndaj holandezëve të Feynoord e cila do të zhvillohet në Tiranë më datë 25 maj. Këtë e ka theksuar edhe Jose Mourinho ndërsa një moment special për portugezin ishte momenti kur shkoi dhe u përshëndet nga afër me ultrasit kryeqytetas.
“Shkova dhe falenderova tifozët sepse Roma është një familje. Mënyra më e mirë për t’i falenderuar ata është që të japim maksimumin në fushë dhe nëse fitojmë trofeun në finalen e Tiranës, atëherë do të jetë një festë e merituar për tifozët.
? Mourinho sotto la Curva Sud ?#ASRoma pic.twitter.com/linbCPm6if
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 14, 2022
“Nëse ne fitojmë Conference League, atëherë mendoj se diçka e tillë do të jetë një arritje më e madhe se Milan apo Inter që mund të fitojnë titullin në Itali. Trofeu jonë do të jetë më i veçantë prej pasionit të tifozëve, nuk e di nëse ata kanë qenë gjithnjë kaq të zjarrtë, por më duhet ta pranoj se tifozët e Romës janë shumë specialë”, u shpreh Mourinho./SS/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren