Policia e Kosovës ka njoftuar se në një lokacion të dyshuar në Prishtinë, janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave BITCOIN.
Sipas njoftimit të policisë, për 55 aparate nuk është prezantuar dokumentacioni i nevojshëm, andaj edhe janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës.
Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim dhe koordinim prokurorin dhe gjyqtarin kujdestar, rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë (NN) 14.05.2022 – 11:00. Raportohet se në një lokacion të dyshuar janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave BITCOIN ku për 55 prej tyre nuk është prezentuar dokumentacioni i nevojshëm, e më pas janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës. Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim dhe koordinim prokurorin dhe gjyqtarin kujdestar, rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...