Të shtëna me armë janë shënuar në Tops Markets në Jefferson Street në Buffalo, sipas raportimeve nga mediat e huaja.
Videot dhe fotot e publikuara në twitter tregojnë policinë duke vënë në pranga një të dyshuar, ndërsa 9 persona mësohet se janë qëlluar.
NBC raportoi se kishte tetë të vdekur dhe një të plagosur në gjendje kritike. Burimet thanë se i armatosuri i dyshuar hyri në dyqan me një pushkë dhe kishte të veshur pajisje ushtarake.
Incidenti nisi të shtunën pasdite. Kur policët mbërritën në vendngjarje, së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës së shtetit të Nju Jorkut, gjetën disa viktima në tokë jashtë supermarketit dhe të tjerë brenda dyqanit.
Autori dyshohet se ka bërë një transmetim të drejtpërdrejtë në momentin e sulmit.
Guvernatorja e shtetit tha se ajo po monitoronte nga afër incidentin dhe u kërkoi atyre në Buffalo të shmangnin zonën dhe të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve dhe zyrtarëve lokalë.
I dyshuari në një postim në internet se ishte i motivuar nga teoria e konspiracionit se të bardhët do të eliminohen nga racat e tjera./arbresh.info/

Të shtëna masive në një supermarket në Buffalo, Nju Jork, raportohet për disa të plagosur
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA