Një aeroplan, që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë, është detyruar të aterojë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë.
Mediet shkruajnë se shkak për aterrimin është se një udhëtar në moshë të shtyrë që ka udhëtuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë.
Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhëtarit në fjalë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para, bëhet fjalë për sulm në zemër, shkruan mediumi maqedonas INa, transmeton Klankosova.tv.
Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin