Brenda vitit 2030 linja e interkonjeksionit Shqipëri-Greqi do të jetë funksionale.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku që priti sot në Tiranë homologun e saj grek Kostas Skrekas.
Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e energjisë ishte fokusi i takimit të tyre, në një kohë kur globi po përballet me një krizë energjie.
Ndër të tjera, ministrja Balluku tha se më 23 nëntor nis operimin edhe bursa shqiptare e energjisë, ku është pikërisht një konsorcium grek që ka fituar tenderin për ngritjen e platformës elektronike.
Vënia në funksion e saj pritet të ketë një impakt të konsiderueshëm në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji si dhe rregullimin e tregut./tch/
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...
Feronikeli ’74 ndan rrugët me trajnerin Granit Begolli
NASA emëron astronautët e ardhshëm për programin Artemis në ...