Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sot se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajon dhe Evropë.
Në një postim në rrjete sociale, Meta ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke i bërë thirrje autoriteteve shqiptare që “të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses”.
“Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor”, ka shtuar Meta.
“Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Evropë”, ka thënë në përmbyllje të postimit Presidenti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...