Tottenham Hotspur ka fituar bindshëm në derbin londinez ndaj Arsenalit me rezultat të pastër 3-0.
Ka qenë një ndeshje vendimtare për top katërshe, por që Spurs ishin fantastik duke fituar me lehtësi përballë Topçinjve.
Vetëm pas 22 minutave lojë vendasit kaluan në epërsi, kur Harry Kane realizoi nga penalltia për të kaluar ekipin e tij në avantazh 1-0.
Në minutën e 33-të, mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë, kur Holding u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u larguan nga loja.
Katër minuta më vonë Spurs gjetën edhe golin e dytë, kur shënoi përsëri kapiteni Harry Kane për ta dyfishuar epërsinë.
Edhe pjesa e dytë nisi për mrekulli për vendasit të cilët në minutën e 47-të gjetën golin e tretë në ndeshje.
Ishte sulmuesi korean Heung Min Son që realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0.
Përkundër fitores, Spurs vazhdojnë të mbetën në pozitën e pestë në tabelë me 65 pikë, një më pak se Arsenali që zë vendin e katërt.
Ndeshjen e radhës Tottenham e zhvillon përsëri në shtëpi ku presin Burnleyn, derisa Arsenali luan në udhëtim te Newcastle United.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...