Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se kanë goditur një tjetër anije ruse që lundronte në Detin e Zi.
Sipas zëdhënësit të administratës ushtarake në Odesa, anija e goditur ruse quhet “Vsevolod Bobrov” e cila tashmë është përfshirë nga flakët.
Ende nuk dihet nëse ka pasur viktima nga sulmi ukrainas ndaj anijes luftarake ruse, apo mënyra sesi e bombardoi, por mësohet se ajo tashmë ka mbetur shumë pranë brigjeve të ishullit të Gjarpërinjve.
Ushtria ukrainas në bilancin e saj të fundit të luftës së nisur më 24 shkurt, bën me dije se ka vrarë më shumë se 26 mijë ushtarë rusë, si dhe ka shkatërruar qindra e mijëra mjete ushtarake, duke përfshirë këtu avionë, helikopter, anije, mes të cilave dhe krenarinë e Rusisë, luftanije “Moskva”./A2CNN/
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit