Çmimet e gazit u rritën në Evropë pasi Gazprom ndaloi furnizimin e Kontinentit të Vjetër përmes Polonisë. Sipas raportimeve , në “Dutch TTF Gas Futures” çmimet u rritën me 16.6% në 109 euro/Mëh.
Megjithatë, të dyja vlerat, si për Amsterdamin, ashtu edhe për Londrën, janë larg majave të 7 marsit të kaluar, me vlerat në ditët e para të konfliktit në Ukrainë, kur arritën përkatësisht në 345 euro.
Ndërkohë, Gazprom ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e një tubacioni kyç të kalimit të gazit përmes Polonisë.
Kjo është situata e tensionuar e radhës sa i përket gazit mes Rusisë dhe Polonisë. Muajin e kaluar, Gazprom tha se kishte ndërprerë plotësisht furnizimet për kompaninë polake të gazit PGNiG dhe Bulgargaz të Bullgarisë pasi refuzuan të plotësonin kërkesën e Moskës për të paguar në rubla dhe jo në euro ose dollarë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...