Në konferencën rajonale të shefave të policive e cila po mbahet në Zagreb të Kroacisë, po merr pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Në kuadër të kësaj konference, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Mehmeti ka realizuar një takim bilateral me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Nacionale të Francës Frédéric VEAUX, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes të përbashkët, përcjell arbresh.info.
Diskutimet janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, bashkëpunim ky i cili do të mund të realizohet edhe përmes takimeve të ndërsjella dhe shkëmbimit të informacioneve që shërbejnë në interes të hetimeve të krimeve kibernetike, atyre financiare dhe kontrabandimit të migrantëve.
Drejtori Mehmeti falënderoi drejtorin Veaux për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në sfera të ndryshme, që Policia e Francës ka bërë ndaj Policisë së Kosovës. /arbresh.info/

Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...