Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga ministria, njoftohet se biseda u fokusua mbi çështjet për dërgimin në mënyrë të sigurt në Turqi të avionëve A400M që i përkasin Forcave të Armatosura të Turqisë dhe anijeve tregtare që presin në portet e Ukrainës.
Në bisedë, Akar ka theksuar edhe njëherë nevojën për shpalljen sa më parë të armëpushimit dhe se Turqia ashtu si më parë do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për ndërtimin e paqes dhe çështjet e ndihmës humanitare për Ukrainën.
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...