Janë gjetur turistët të cilët kanë rënë në një humnerë në alpet mes Valbonës dhe Thethit.
Grupi prej 4 turistëve të huaj po eksploronte alpet teksa dyshohet se kanë ngatërruar rrugën.
Dy prej tyre kanë rënë në humnerë ndërsa raportohet se një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa turisti tjetër është në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor”, ka njoftuar policia.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...