Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, Ronela Hajati, së fundmi ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022. Ajo që bëri shumë bujë dhe u komentua gjerësisht ishte veshja e saj, e cila u konsiderua shumë e guximshme.
Ronela u shfaq me një fustan blu me një dizajn mongol në materialin shoqërues dhe një kapele të madhe në kokë. Për imazhin e artistes është kujdesur stilisti shqiptar Niko Komani.
Mirëpo, rezulton se ky nuk është krijim i tij. Një krijues nga Brazili i quajtur Pedro Leopoldo tregon se skica e veshjes së Ronela Hajatit, në të vërtetë është realizuar prej tij, madje që në prill të vitit 2020.
Ai ka bërë një postim në Instastory ku shpjegon situatën dhe ngre shqetësimin se askush i ka marrë leje as nuk i ka dhënë atributet për punën e tij. Nuk e dimë si do të reagojë ekipi shqiptar për këtë situatë.
Ndërkaq, kujtojmë se Ronela do të ngjitet e para në skenën e madhe të Eurovision 2022 në mbrëmjen e parë gjysmëfinale të 10 majit, ku do të performojë live këngën e saj “Sekret”./living/

Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...
Bellingham zbulon arsyen pse e festoi golin në atë mënyrë nd...
Dy persona arrestohen në Pejë për deklarim të rremë gjatë ve...
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...