Policia jep detaje për fëmijën që ra në Lumbardhin e Pejës

21:29 | 9 Maj 2022
A Z

Një fëmijë ka rënë në ujin e Lumbardhit në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova,

Rugova tha se fëmija ka pësuar disa lëndime të lehta trupore, dhe po ashtu lëndime ka pësuar edhe njëri prej tre personave që ka ndihmuar në shpëtimin e fmijës.

“Rreth orës 19:45 policia ka pranuar informatën se në lumin e qytetit, në vendin e njohur si “Parku i Vogël”, një fëmijë ka rënë në lumë dhe në vendin e ngjarjen kanë dal menjëherë njësitet kompetente. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe ambulanca dhe zjarrfikësi. Fëmija si dhe tre personat që kanë hyrë në lumë për ta shpëtuar fëmijën, janë dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Ndërkaq, sipas ekipit mjekësor fëmija dhe personi tjetër i lënduar janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai./arbresh.info/