81 organizata të shoqërisë civile në Kosovë, i janë drejtuar sot përmes një letre presidentit të Francës, Emmanuel Macron lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
E, Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politika Evropiane, Demush Shasha, vlerëson se Macroni ka mundësi të cementoj ndikimin francez në Ballkanin Perëndimor, dhe koha është tani, dhe shpresojmë se Macroni nuk do të hesht.
Sipas tij, si shoqëri civile nuk mund bëjmë shumë lidhur me këtë, por së paku nuk mund qëndrojmë të heshtur.
Postimi i plotë i tij:
Macroni ka mundësi të cementoj ndikimin francez në Ballkanin Perëndimor. Koha është tani. Në fjalët e shkrimtarit më të famshëm Francez, Victo Hugo: “Nuk ka asgjë më të jashtëzakonshme se një ide koha e së cilës ka ardhur”. Koha ka ardhur për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ne si shoqëri civile nuk mund bëjmë shumë lidhur me këtë, por sëpaku nuk mund qëndrojmë të heshtur. Në fjalët e një tjetri francezi të madh: “Çdo fjalë ka pasoja. Sikur që ka edhe heshtja.” Shpresojmë se Macroni nuk do të hesht./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...