Në një rrëfim të sinqertë në A Live Night, Ylli Limani tregoi se si ndryshoi jeta e tij nga një audicion gjysmak në “The Voice of Albania”.
Pa një emër në listën e audicioneve, Ylli ia arriti që të ishte pjesë dhe të mahniste jurinë me zërin e tij.
Ylli e konsideron pjesëmarrjen në “The Voice” si një prej përvojave të tij më të suksesshme, ku u formua dhe si njeri dhe si artist.
“Më thanë në telefon se jemi duke e bërë listën finale, dhe u thash që jo nuk ka edicion të dytë, të tretë. Vjen e shtuna nuk ka thirrje, diku nga darka më ka ra numri më tha janë zgjedhur 32 të fundit por ti eja, kur kam ardhur nuk e kam pasur emrin, isha ja ky i 33-i. Unë nuk kam pasur atë mënyrën me u lasdru në treg, por me e shiju, duke mos ditur se çfarë po bëja, nuk e kam pritur. Juve të rinjtë duhet t’i merrni këto shanse”, tha Ylli.
Yll Limani, ishte një prej shumë pjesëmarrësve nga Kosova në “ The Voice of Albania”, që tashmë numëron miliona ndjekës në Youtube./tch/
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...