Drita dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët (0-0) në ndeshjen e javës së 34 në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan nuk prodhoi shumë raste shënimi, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Në fraksionin e dytë u akordua penallti në favor të nikoqirëve, mirëpo Altik Muhaxhiri priti penalltinë e ekzekutuar nga Marko Simonovski.
Kjo pikë i shërben Dukagjinit në garën për mbijetesë, pasi ndodhet në vend të gjashtë me 46 pikë, dy më shumë se Malisheva dhe Drenica që ndodhen më poshtë në renditje.
Drita qëndron në vend të tretë me katër pikë më shumë se Llapi që ndodhet një pozitë prapa dhe katër pikë më pak se Gjilani që mban vendin e dytë prapa kampionit Ballkani.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...