Kapen rreth 6,000 euro mallra të kontrabanduara

15:39 | 8 Maj 2022
A Z

Rreth 6,000 euro mallra pa dokumentacion janë kapur nga Njësitet Antikontrabandë të Doganës.

Siç njofton Dogana, në regjionin e Prizrenit është identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallëra pa dokumentacion.

Njoftimi i plotë:

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Prizrenit kane identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallëra pa dokumentacion, respektivisht pas ndalesës u gjetën 15 pako me pjesë për Motor-sharra. Vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro. Mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale