Nesër në Prishtinë marsh përkujtimor në përvjetorin e të rënëve në “Lagjen e trimave”, në Kumanovë

13:50 | 8 Maj 2022
A Z

Grupi Studentor në Prishtinë, ka njoftuar se nesër do të mbahet marsh përkujtimor në përvjetorin e të rënëve në “Lagjen e trimave” në Kumanovë.

Sipas njoftimit, organizimi do të nis në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” drejt sheshit “Skënderbeu”.

Në këtë organizim marrin pjesë  familjaret e të rënëve dhe të burgosurve.

Po ashtu, ftohën të gjithë shqiptaret për pjesëmarrje masive, liri, drejtësi, barazi për SHQIPTARËT në Maqedoni./arbresh.info/