Vdes ish-ushtari i UÇK-së

12:52 | 8 Maj 2022
A Z

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Milaim Berisha.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët e Berishës.

Njoftimi i plotë:

Lamtumire Komandant,

Me pikëllim të thellë, të dashur familjar e miq, ju njoftojmë që sot pas një sëmundje të gjatë u nda nga jeta luftëtari i lirisë, gjyshi, vellau, babai ynë Milaim Sahit Berisha.

Varrimi bëhet në ora 17:00 në varrezat e fshatit Vasilevë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale