Kroacisë i mungojnë edhe një milion punëtorë, tha Damir Zoric, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Kroate të Punëdhënësve.
Ai vuri në dukje se sistemi kroat i pensioneve ka nevojë për të paktën tre punonjës për çdo pensionist, transmeton portal arbresh.info
Ai ka deklaruar se tani raporti është 1.5:1 dhe se dikur ka qenë gati 1:1.
Zoric theksoi se për të zgjidhur problemin e mungesës së punëtorëve, Kroacia duhet të bëhet një vend tërheqës për punë dhe njerëzit duhet të fillojnë të vijnë, pasi nuk ka ndonjë “recetë” tjetër.
Shoqata Kroate e Punëdhënësve ka propozuar një reformë tatimore që ndër të tjera parashikon uljen e kontributeve të pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore për të rritur pagat neto./arbresh.info/
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...