Sulmuesit të FC Prishtinës, Otto John i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Futbollisti nigerian ishte arrestuar para tri ditësh në kryeqytet dhe ishte në paraburgim pasi dyshohet se ka marr shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar.
Masën e paraburgimit prej 30 ditësh e ka konfirmua avokati i lojtarit, Egzonis Hajdari.
“Po, sot është mbajtur seanca për caktimin e paraburgimit. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka marrë Aktvendim me të cilin i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaj, deri me datën 06.06.2022”, ka thënë Hajdari për Klan Kosova.
Hajdari theksoi se kjo është masë është e pa bazuar dhe për të cilën do të dorëzojnë ankesë kundër Aktvendimit.
“Ne si mbrojtës konsiderojmë se kjo masë është e pa bazuar dhe për të cilën do të dorëzojmë ankesën kundër Aktvendimit brenda afatit ligjor prej 24 orë”, deklaroi ai.
Otto John është një nga lojtarët e huaj më të spikatur që ka luajtur në Kosova, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm. Ai ka bërë karrierë edhe te Trepça ’89 dhe Skënderbeu, para se të zbarkonte te Prishtina.
Ulutash takohet me zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s ...
Rafael Leao shpërthen në rrjetet sociale, Milan mendon për s...
Gjermania ashpërson kontrollin ndaj çmimeve të karburanteve
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së nd...
Ferizaj dhe Drenica marrin fitore të mëdha në luftën për mbi...
Igor Mitiq emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësi...