Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që përfshin armë dhe pajisje me vlerë 150 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Joe Biden nënshkroi paketën e re të armëve për Ukrainën të premten, duke thënë se ajo do të përfshijë municione shtesë artilerie, radarë kundër artilerisë dhe pajisje të tjera.
“Ne po i dërgojmë armët dhe pajisjet që Kongresi i ka autorizuar, drejtpërdrejt në vijën e parë të lirisë në Ukrainë”, tha Biden.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken konfirmoi paketën e ndihmës, duke thënë se ajo rriti ndihmën totale të sigurisë nga SHBA-ja për Ukrainën në gati 3,8 miliardë dollarë në armë dhe pajisje që kur Rusia filloi “pushtimin e saj brutal dhe të paprovokuar në shkallë të plotë në Ukrainë” më 24 shkurt.
“Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që forcat e saj po përdorin në mënyrë efektive për të mbrojtur vendin e tyre dhe lirinë e bashkëqytetarëve të tyre”, tha Blinken në një deklaratë.
“Përveç ndihmës ushtarake, ne gjithashtu vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare të SHBA-së për Ukrainën, mbështetje për dokumentimin e provave të mizorive të Rusisë kundër civilëve të Ukrainës dhe masat për të vazhduar rritjen e presionit mbi ekonominë e shkatërruar të Putinit”, shtoi kryediplomati amerikan.
Dy anije kthehen ndërsa paraliza e Hormuzit vazhdon
Haxhiu: Partitë t’i përgjigjen ftesave të Kurtit, vendit nuk...
Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të q...
Përkujtohet heroi Sali Çekaj, Haxhiu: Ishte strateg i lirisë...
Konjufca në Antalya Diplomacy Forum, diskutime për Ballkanin...
Emir Abrashi zgjidhet kryetar i ri i AKR-së, Behgjet Pacolli...