Gjilani, Drita dhe Llapi do të jenë tri ekipet që do ta përfaqësojnë Kosovën në garën e Ligës së Konferencës në edicionin e ardhshëm.
Ballkani, si kampion i Kosovës në futboll, do të garojë në rrethin e parë kualifikues për garën më prestigjioze evropiane, Liga e Kampionëve.
Ndërkohë, Gjilani, Drita dhe Llapi do të kenë punë në kualifikimet për Ligën e Konferencës.
Shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës do të tërhiqet më 14 qershor.
Ndeshjet e para luhen më 7 korrik, kurse ato të kthimit një javë më vonë, më 14 korrik.
Edhe pse sezoni 2021/22 në Superligë nuk ka përfunduar, tani veçse dihen ekipet që do të marrin pjesë në garat e UEFA-s.
Llapit i duhet edhe një pikë nga tri ndeshjet e fundit, ose të mos humbasë në ndeshjen ndaj Prishtinës.
Nëse asnjëra s’kryen punë, Llapi mund të shkojë si fitues i Kupës së Kosovës, ku në finale takohet me Dritën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...