Për mbi dy vite bota është përballur me pandeminë Covid19 e cila u ka marrë jetën miliona njerëzve në gjithë botën. Kosova si shtetet e tjera është përballur me pandeminë Covid19 dhe tani numri i atyre që infektohen është shumë i vogël, por pasojat do të jenë edhe për një kohë.
Infektologu Ilir Tolaj, the se për Kosovën, pandemia ka marrë fund edhe pse mund të kemi raste të reja për virusin.
“Asnjëherë nuk do të shohim pamjet që kanë qenë më herët që kanë qenë më pandeminë. Popullata e Kosovës ka krijuar imunitet për vaksinim, mund të them se Kosova e ka përmbyllur pandeminë, por tani është koha që të përballemi me pasojat e pandemisë në shumë aspekte”, tha Tolaj sot në RTK.
Sipas tij COVID ka lënë pasoja për shumë kë dhe do të jetë edhe për ardhmen. “Varet prej individëve si do t’i kenë pasojat, po ashtu varet edhe nga interaksioni i organizmit të individit, varet nga mediatorët që lirohen në organizëm, ka edeh probleme të tjera, si lodhja, kollitja etj”, tha Tolaj.
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...