AVONET në vazhdimësi është duke ngritur shqetësimin për cilësi të dobët të punimeve dhe kjo është bërë dukuri dhe praktikë e keqe në Republikën e Kosovës.
Operatori Ekonomik “ZUKA COMPANY”, ka një kontratë për Mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve në territorin e Komunës së Vitisë.
Disa nga banorët e rrugëve të Komunës së Vitisë kanë shprehur shqetësimin lidhur me cilësinë e dobët të riparimeve e gropave në kuadër të projektit mirëmbajtjes së rrugëve.
AVONET konsideron se riparimi i gropave në rrugët e territorit të Komunës së Vitisë nuk është i nivelizuar me standartin e kërkuar dhe cilësinë e dobët të punimeve.
AVONET i rikujton kryetarit të Komunës së Vitisë z. Halitit se përgjegjësia e tij është në ruajtja e parasë publike që obligohet me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, atë për Financat Publike dhe si zyrtarë kryesor administrativ ka obligime, detyrim, përgjegjësi t’i respektoj ato.
Kërkojmë nga kryetari i Komunës së Vitisë z. Haliti të merr masa ndaj Operatorit Ekonomik dhe të trajtoj shqetësimet e qytetarëve.
Në ditën botërore të Shtypit, pronari i Operatorit Ekonomik “ZUKA COMPANY” thërret redaksion e PLUS TV duke përdorë gjuhë ofenduese dhe denigruese ndaj redaksisë dhe paralajmëruar padi ndaj mediumit kjo për AVONET është presion dhe trusni ndaj mediumit.
AVONET është shumë i shqetësuar se si subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje po i sulmon e ofendon gazetarët e, sidomos në ditën botërore të shtypit.
Poashtu kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit të filloj hetime lidhur me të gjeturat nga tereni./arbresh.info/

Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...