Komuna e Kamenicës ka marrë vendim që të pezullojë disa shërbime komunale për qytetarët që kanë borxhe të akumuluara ndër vite.
Kështu për këta qytetarë janë pezulluar të gjitha shërbimet kadastrale, shërbimet për Planifikim dhe Urbanizëm, shërbimet rregullatore, si dhe është bërë ndalesa dhe pezullimi I shërbimeve të tjera.
“Duke u bazuar në Rregullore (QRK) NR.07/2021 mbi pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të Tatimit në Pronë, komuna e Kamenicës për obliguesit tatimor që kanë borxhe të akumuluara ndër vite, pezullon shërbimet komunale si në vijim:”, thuhet në njoftim.
Ky vendim sipas komunës do të vlejë deri në pagesën e plotë të detyrimeve taitmore të papaguara.
“Komuna pezullon shërbimet Brenda tre (3) ditëve të pune pas ditës së fundit për pagesë. Komuna pezullon shërbimet deri në pagesën e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara. Me qëllim marrjen shërbimeve që ofrohen nga Zyra apo Drejtori të ndryshme në Komunë, tatimpaguesit janë të detyruar të paraqesin pranë këtyre të fundit një vërtetim pagese, i cili përcakton se të gjitha detyrimet tatimore të papaguara janë paguar”, thuhet në vendim./arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?