Një aeroplan privat që po e transportonte fituesin e çmimit Oscar Morgan Freeman, ka ateruar papritur në Mississippi të shtunën pasi që njëra gomë e aeroplanit ka shpërthyer, por as aktori dhe as piloti s’janë lënduar, raporton Reuters.
78 vjeçari Freeman, po udhëtonte nga Mississippi për në Texas për një emision televiziv, mirëpo ishte i detyruar që të ndalonte në Aeroportin “Tunica”, në veriperëndim të Mississippit, për shkak se goma që ka shpërthyer ka shkaktuar probleme të tjera në aeroplan, ka bërë të ditur Freeman përmes një komunikate të lëshuar nga publicisti i tij.
“Nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ishin planifikuar”, ka thënë Freeman në këtë deklaratë. “Mirëpo, falë pilotit tim të shkëlqyer Jimmy Hobson, ne ateruam sigurt dhe shpëtuam pa asnjë gërvishtje. S’mund të them të njëjtën gjë për aeroplanin tim”.
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...
Mbi 3 mijë persona humbën jetën duke tentuar të arrinin në S...
Trump dhe Netanyahu takohen në Florida për të diskutuar fazë...
Alba thotë se Londrimi, Klodi dhe Labinoti shprehën pëlqim p...