Dy aktorët e njohur të humorit, Donald dhe Romeo Veshaj, kanë debutuar mbrëmë (e premte) me emisionin e tyre më të ri “Më lër të flas”.
Mes shumë shakave dhe bisedave me të ftuar specialë, dyshja zhvilluan edhe një lojë mes vete.

Donaldi në një moment është detyruar që të përgjigjet në pyetjen se “cila është moderatorja e tij e preferuar e Top Channel”.
Ai hezitoi të përgjigjet duke marrë parasysh faktin që nuk mund ta thoshte publikisht emrin e ish-të dashurës së tij, Bora Zemani, e cila është prezantuese e një formati në TCH.

Megjithatë ai zgjodhi të pranojë atë që ishte shkruar në një nga kartat e shpëtimit ku deklaronte: “Pranoj që kënga ime e fundit është dedikim për dikë që punon në Top Channel – në rregull”.
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...