Ministri i Jashtëm moldav i tha Sky News se e ardhmja e vendit të tij dhe e Evropës në tërësi varet nga mënyra se si përfundon lufta në Ukrainë.
Nicu Popescu tha: “E ardhmja e të gjithë kontinentit mbështetet në kapacitetin e Ukrainës për të ruajtur sistemin e saj politik, qëndrueshmërinë e vendit të saj”.
“Në një farë kuptimi, fati dhe e ardhmja e çdo vendi në këtë pjesë të botës… varet nga mënyra se si përfundon kjo luftë, ku përfundon dhe kur përfundon”, ka thënë ndër tjerash ai, përcjell Telegrafi.
Deklaratat e tij vijnë pak ditë pasiMinistri i Jashtëm moldav ka thënë se “shërbimet speciale” ruse qëndrojnë pas një serie shpërthimesh në një rajon separatist pro-rus të Moldavisë.
Bëhet fjalë për rajonin Transnistria – që kufizohet me Ukrainën – i cili ka parë një numër sulmesh në ditët e fundit.
Ndryshe, më parë, një këshilltar i lartë i presidentit Vladimir Putin tha se rusishtfolësit në Moldavi po shtypeshin – i njëjti pretendim që po përdoret për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s