Në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat duke u shprehur se kjo është një ditë historike për PD-në.
“Një përshëndetje të përzemërt të delegatëve të ftuar në këtë sallë. Mbi 40 mijë anëtarëve , përshëndetje të përzemërta. Zgjedhësve shqiptarë dhe mbështetësve të PD-së. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe. Pas ditëlindjes së dytë të PD në konsistuimin e forumeve të saj si opozitë.” tha Berisha.
Komisioni i Rithemelimit mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.
Në këtë Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut si dhe shpallja e datës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. /abcnews.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...