Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, ku bën me dije se 5 persona janë paraqitur në spital për kontroll mjekësore.
Të lënduar lehtë kanë mbetur shoferi i autobusit Muhamet Kyçyku, 62 vjeç, faturino 61 vjeç, drejtuesi i autoveturës Jurgen Rama, 27 vjeç, një pasagjere e autobusit, F. Ç., 64 vjeçe, dhe pasagjeri i autoveturës, A. H., 27 vjeç.
Tiranë/ Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...