Ka pasur një reagim të menjëhershëm të instancave pas aksidentit të autobusit urban që ra në Lanë.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Në një deklaratë për mediat, Veliaj theksoi se me verifikimet e kryera deri tani, shoferët nuk kishin konsumuar alkool ndërsa shkak mendohet të ketë qenë trafiku i rënduar.
“Jemi në zonën pranë pallateve ‘Agimi’, është aksident i pafat por lajmi i mirë është se ka të lënduar lehtë. Të dy drejtuesit e mjeteve nuk kanë konsumuar alkool, sot ka pasur shumë trafik dhe aktivitete. Pjesa e dramës njerëzore mbaron këtu përderisa nuk ka të dëmtuar rëndë. Të lëmë profesionistët e policisë, zjarrfikëses dhe inxhinierët të merren me aksidentin, sot ka vetëm hekurishte këtu. Dua të falenderoj policinë e shtetit që ndihmuan dy djemtë të dilnin nga makina. Kur shtojmë kuriozitetin për dy copa hekurishtet e ngadalësojmë më shumë trafikun dhe nëse do na ndihmoni që të inkurajohemi që të ketë lëvizshmëri do e vlerësoja shumë. Jeta e njerëzve më e rendësishmja, zoti na ndihmoi!”, ka thënë Veliaj.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës