Dritan Abazoviq mbajti mbledhjen e parë konstituive si kryeministër i Malit të Zi.
Ai paraqiti kabinetin qeveritar, kurse ministrave u kërkoi të jenë të hapur e transparent.
“Askujt tjetër nuk i kemi borxh, përveç qytetarëve tanë”, tha Dritan Abazoviq, në fjalën e parë si kryeministër i Malit të Zi.
Për këtë arsye, ai tha se mbledhjet e Qeverisë do të jenë të hapura për publikun, raporton RTKlive.com.
Kryeministri 37 vjeçar nga Ulqini, i pari i nacionalitetit shqiptar në tërë historinë e këtij vendi, tha se ministrat që ia drejton, duhet të jenë të hapur e të qasshëm për media.
“Për aq sa lejon ligji, kërkoj të jeni gjithmonë të hapur për mediat dhe publikun”, tha kryeministri Abazoviq, i cili një ditë më parë u votua nga deputetët e Kuvendit të Malit të Zi.
Ai mori mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.
Abazoviq po ashtu, ka mbështetjen parlamentare të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit malazez, Millo Gjukanoviq, por pa pjesëmarrjen e saj.
Kabineti i i ri ka 18 ministri, katër zëvendëskryeministra dhe dy ministra pa portofol. Ata janë:
Filip Axhiq-ministër i Punëve të Brendshme nga partia URA, parti kjo që drejton edhe pesë ministri.
Vlladimir Jokoviq –zëvendëskryeministër dhe ministër i Bujqësisë nga Partia Popullore Socialiste, parti kjo që drejton edhe gjashtë ministri.
Jovana Maroviq – zëvendëskryeministre dhe ministre e Çështjeve Evropiane
Rashko Konjeviq- zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes
Ervin Ibrahimoviq- zëvendëskryeministër dhe ministër i Investimeve Kapitale
Ranko Krivokapiq-ministër i Punëve të Jashtme
Admir Adroviqin- ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Fatmir Gjeka-ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave
Marash Dukaj-ministër i Administratës Publike
Adrijan Vuksanoviq- ministër pa portofol
Bilana Shqepanoviq- Ministre e Shkencës (Arsimit)
Masha Vllaoviq-ministre e Kulturës dhe Medias.
Qeveria e pakicës përbëhet nga Lëvizja Qytetare “URA” e drejtuar nga Abazoviq, Partia Popullore Socialiste pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.
Zgjedhjes së Qeverisë së re të pakicës i ka paraprirë zgjedhja e kryetares së Kuvendit, Danijella Gjuroviq, nga Partia Popullore Socialiste.
Qeveria e re është zgjedhur gati tre muaj pasi Kuvendi i këtij vendi ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, më 4 shkurt.

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...