Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke raportuar në Komisionin për Siguri ka thënë se ‘s’do të lë gurë pa lëvizur që qytetarët e Kosovës ta gëzojnë lirinë e lëvizjes’.
Duke folur për vizitat dhe takimet e tij në shtete të ndryshme, Sveçla tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave.
“Në Francë jam takuar me homologun tim dhe ekziston një dakordancë e dyanshme, por edhe një vlerësim i tyre i drejtpërdrejt që kemi suksese të mëdha në këtë fushë dhe kriteret teknike janë plotësuar. Kjo është çështje e vendimmarrjes politike, çështje e raporteve të vendeve të ndryshme mes tyre që deri tash kanë qenë pengese. Shumë shpejt unë pres vendimmarrje të drejt për këtë çështje. Ne do të realizojmë takime dhe vizita shtesë në mënyrë që të bëjmë çdo gjë që është e mundur, siç thotë populli, s’do të lëmë asnjë gurë pa lëvizur që këtë të drejtë të qytetarëve ta realizojmë”, tha ai./EO/
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...