Një delegacion i Kuvendit të Kosovës ka qëndruar sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili u prit nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox.
Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, deputeti i AAK-së Besnik Tahiri dhe deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Enis Kervan ishin pjesë e delegacionit.
Sipas njoftimit të Musliu-Shoshit, ata folën për të arriturat e Kosovës në disa fusha, derisa tha se kanë dhënë argumente për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Europës.
“Sot, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, si delegacion i Kuvendit të Kosovës u pritem nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Tiny Kox. Gjatë takimit prezantuam të arriturat e Kosovës në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe argumentuam anëtarësimin potencial të Kosovës në Këshillin e Europës”, ka shkruar ajo.
Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Europës, e cila nisi agresionin në Ukrainë, Kosova ka shtuar përpjekjet për t’u bërë anëtare e organizatës që promovon të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë./arbresh.info/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...