Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shoqëruar në stacionin policorë në Pejë nën dyshimin për përfshirje në vrajën e një personi dhe plagosjen e një tjetri sonte në një restorant në rrugën Klinë-Gjakovë.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Tre persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në polici nën dyshimin për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen në Klinë”, tha Gashi për arbresh.info.
Një person ka vdekur ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur pas plagëve të marr në një rast të gjuajtjes me armë në rrugën Klinë-Gjakovë.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:43 në rrugën Klinë-Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për arbresh.info ka bërë të ditur se pas arritjes në emergjencën e Spitalit të Pejës, një nga të plagosurit ka ndërruar jetë.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi./arbresh.info/
LEXO EDHE
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...