Në përmbyllje të vizitës së Ndihmës Sekretares Amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe të Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë, Ambasada Amerikane ka shpërndarë një njoftim rreth takimeve të diplomatëve amerikanë në vendin tonë.
Donfried dhe Escobar u takuan paraditen e sotme me Kryeministrin Edi Rama, ministra të ndryshëm, dhe drejtuesit e opozitës.
“Qëllimi i vizitës së tyre ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, sidomos teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, thuhet një njoftimin e ambasadës në Facebook.
Ata gjithashtu nënvizuan se SHBA-të do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
“Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata”, thuhet në përmbyllje të njoftimit të ambasadës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...