Në Kuvendin e Malit të Zi sot votohet Qeveria e re, pritet votimi i Abazoviq

10:28 | 28 Prill 2022
A Z

Sot në Cetinje do të mbahet seanca e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën pritet të zgjidhet qeveria e re, e propozuar nga mandatari për kryeministër, Dritan Abazoviq.

Qeveria e re e Malit të Zi, siç është propozuar, pritet të ketë 18 dikastere, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol, përcjell arbresh.info

Deputetët e Frontit Demokratik, Sllaven Radunoviq ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, sepse e konsiderojnë qeverinë e propozuar jolegjitime.

Parlamenti malazez po zgjedh një qeveri të re tre muaj pas një votimi mosbesimi ndaj kryeministrit në largim Zdravko Krivokapiq në fillim të shkurtit.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| Pritet rrëzimi i qeverisë në Malin e Zi, Abazoviqi kryeministër i ardhshëm