Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka sugjeruar që një grup trepalësh i OKB-së, Ukrainës dhe Rusisë t’i trajtojnë çështjet humanitare në Ukrainë, por ministri i jashtëm i Rusisë tha se është shumë herët për këtë.
Në një takim në Moskë të martën me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, Guterres propozoi krijimin e një grupi për të mbikëqyrur sigurinë e korridoreve humanitare, i cili do të përfshinte përfaqësues nga OKB-ja, Rusia dhe Ukraina.
“Duhet të shpallet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të hapet një korridor për evakuimin e civilëve nga Mariupol dhe fabrika e çelikut Azovstal”, tha Guterres, i cili shkoi në Moskë për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan agjencia gjermane dpa.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...