Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe tek Kompleksi Memorial në Meje të Gjakovës, në 23 vjetorin e masakrës më të madhe që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës ku janë vrarë e masakruar 376 civilë, në mesin e tyre, fëmijë gra e të moshuar.
Krasniqi është shprehur se Masakra e Mejës shpërfaq barbarinë e regjimit serb që për qëllim kishte spastrimin etnik të shqiptarëve.
Postimi i tij i plotë:
Sot kujtojmë 376 civilë të paarmatosur, të masakruar mizorisht nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës, më 27 prill të vitit 1999. Fatkeqësisht, tani 23 vite pas, disa prej tyre ende janë të pagjetur.
Masakra e Mejës, ndër më të mëdhatë të kryera në Kosovë, shpërfaq barbarinë e një regjimi, qëllimi i vetëm i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve. Por, gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i kriminelëve të luftës, do të jenë përherë kërkesat e Kosovës derisa drejtësia të vihet në vend.
Lavdi martirëve të Masakrës së Mejës./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...