Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve të Polcisë së Kosovës në veri të vendit.
Përmes një reagimi në Twitter, nga ky mision kanë kërkuar që autorët e këtij akti të vihen para drejtësisë.“Dënojmë sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës dhe u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse ta hetojnë atë. Sundimi i ligjit duhet të respektohet nga të gjithë dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë, ndërsa mesazhet publike duhet të zbusin tensionet dhe të inkurajojnë komunikim më të mire”, thuhet në reagimin e tyre.
Një njësi patrulluese kufitare e Policisë së Kosovës është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit në Zupçe të Zubin Potokut.
Përveç dëmeve materiale në automjet, nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...