Sipas një studimi të publikuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Covid-19 ishte shkaktari i tretë i vdekjeve në SHBA gjatë vitit të kaluar.
Sëmundjet e zemrës dhe kanceri vazhdojnë të jenë përgjegjës për numrin më të madh të vdekjeve, por koronavirusi ruajti vendin e tij që nga viti 2020, transmeton portal arbresh.info
Në total janë raportuar 415,399 vdekje, dhe 45,114 raste shtesë në të cilat ishte një shkaktar i vdekjes.
Virusi përbënte mbi 13% të të gjitha vdekjeve në SHBA, krahasuar me 10% në 2020.
Sëmundjet e zemrës shkaktuan 693,000 vdekje vitin e kaluar, ndërsa kanceri ishte shkaku i 605,000 jetëve të humbura.
Normat e vdekjeve nga Covid-19 ishin më të lartat midis amerikanëve vendas johispanikë dhe vendasve të Alaskës, dhe njerëzve me ngjyrë.
Gjatë vitit të kaluar, SHBA u godit nga vala e re e koronavirusit, konkretisht nga variantet Delta dhe Omicron.
Njerëzit e moshuar, veçanërisht ata 85 vjeç e lart, kishin shumë më shumë gjasa të vdisnin nga virusi, thekson studimi./arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...