Një shtetas i Shqipërisë dhe dy kosovarë janë arrestuar dje për shkak se dyshohen se kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit në Spitalin Rajonal të Gjilanit, më 28 mars.
Drejtori i spitalit, Arsim Emini, për arbresh.info, ka thënë se gypat ishin të oksigjenit për furnizim të spitalit.
“Gypat ishin natën kur janë vjedhur në oborrin e spitalit, ata janë vërejtur nga punëtorët e kompanisë që ishte duke i vendosur ata”.
“Më pas, është lajmëruar policia dhe dje qenkan arrestuar tre persona”,ka thënë Emini./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...