Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka kujtuar ish-kryetarin e Klinës, Ismet Rracaj në 21-vjetorin e crasjes së tij.
Kjo crasje vazhdon të jetë e pazbardhur, “sikurse edhe shumë vrasje të tjera me motive politike që kanë ndodhur ndaj anëtarëve të LDK-së”, ka theksuar Hoti,
“Sot bëhen 21 vite nga vrasja e ish-kryetarit të Klinës, bashkëpunëtorit të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, intelektualit dhe patriotit, Ismet Rracaj. Kjo vrasje vazhdon të jetë e pazbardhur, sikurse edhe shumë vrasje të tjera me motive politike që kanë ndodhur ndaj anëtarëve të LDK-së”, ka shkruar ai.
Siç shkruan Hoti, Ismet Rraci, kryetar i degës së LDK-së njëherësh dhe kryetar i Komunës së Klinës, ishte vrarë 21 vite me parë pranë banesës së tij deri sa po shkonte në punë.
“Drejtësia duhet të sjellë para vetës vrasësit e tij dhe shumë aktivistëve tjerë të LDK-së. Lavdi e përjeteshme jetës dhe veprës së kryetarit, Ismet Rracaj!”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...